Please enter at least 3 characters.

Kosta Petrov: Bëra test dhe rezultati është negativ

2020/03/Kosta-Petrov-e1583747142888.jpg

Nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov në 'Top tema' bëri të ditur se sot ka kryer testimin për coronavirus dhe rezultati është negativ.

Të enjten ai kishte mbledhje me kryesinë e ngushtë të partisë dhe me anëtarët e shërbimit për komunikim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Pas anketës epidemiologjike, i është rekomanduar Marjan Zabrçanevit të shkojë në vetizolim për shkak se gjatë mbledhjes aj ka qenë shumë afër Muhamed Zekiri, i cili dje rezultoi pozitiv në testimin për coronavirus", tha ai.

Petrov tha se në mbledhje janë respektuar masat dhe të gjitha protokollet./Telegrafi/