Please enter at least 3 characters.

Kosovë-Lituani, bashkëpunim në fushën e sigurisë

2016/01/f.1130175100714_m.jpg

Fillimisht, këtë akt solemn të nënshkrimit e përshëndeti ministrja e Mbrojtjes së Lituanisë Rasa Jukneviciene, ku e cilësoi nënshkrimin e marrëveshjes si një hap konkret drejt avancimit të bashkëpunimit në fushat e sigurisë.

“Ndjehem shumë mirë që Ministria e Mbrojtjes së Lituanisë dhe MFSK-ja sot po e nënshkruajmë këtë marrëveshje bashkëpunimi në nivel shtetëror. Ministritë tona po bëjnë hapin e dytë (pas njohjes së pavarësisë së Kosovës) me të rëndësishëm për vendet tona. Janë këto dy ministri të parat që po hapin shtigje të reja bashkëpunimi drejt integrimeve veri-atlantike”, tha ajo.

Ministrja Juknevicien e vlerësoi si fillim shumë të mbarë këtë formë të bashkëpunimit, dhe premtoi që në kuadër të këtij bashkëpunimi do të identifikojnë edhe fusha tjera të bashkëpunimit që janë me interes për të dyja palët.

Marrëveshja përfshinë këto fusha bashkëpunimi si në: Arsimim të kuadrove, planifikim, menaxhim të krizave, operacione ndërkombëtare, planifikim të emergjencave civile, logjistikë, çështje ligjore, operacione humanitare dhe fushat tjera me interes reciprok.

Ministri Mujota me këtë rast e falënderoi popullin dhe shtetin e Lituanisë për njohjen dhe përkrahjen që Lituania po i bën Republikës së Kosovës.

Me pas ministri Mujota ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Siguri të Parlamentit ë Lituanisë, Arvydas Anushauskas, si dhe pati një takim edhe me zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë.

Të martën, ministri Mujota pritet të merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të karrierës në Akademinë e Mbrojtjes së Lituanisë, me çka edhe e përfundon vizitën treditore zyrtare në këtë vend. /Telegrafi/