Please enter at least 3 characters.

Kosova U21 barazon pa gola me Rumaninë

Kosova U21 ka luajtur baras pa gola 0-0 ndaj Rumanisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian U21. 

Pjesa e parë e ndeshjes ishte mjaft e barabartë, me të dyja ekipet që bënin lojë të hapur dhe rrezikonin njëra-tjetrën.

Eduard Radaslavescu rrezikoi qysh në minutën e parë të takimit, por portieri kosovar Laurent Sheji ia mohoi golin.

Kosova në anën tjetër u mundua të gjejë golin në disa raste ku i përfshirë ishte mesfushori Hamza Muqaj, por pa sukses.

‘Dardanët’ e rinj e nisën furishëm pjesën e dytë duke rrezikuar me anë të Hekuran Berishës, por goditja e tij u ndal nga portieri vendas.

Një tjetër rast për gol e pati edhe Eliot Bujupi në minutën e 70-të, por sërish Kosova hasi në rezistencën e portierit të Rumanisë.

Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Kujtojmë se Kosova bën pjesë në Grupin A kualifikues, së bashku me Finlandën, Qipron, Spanjën dhe San Marinon./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore