Please enter at least 3 characters.

“Kosova po bëhet një fuqi digjitale në rajon”, në ICK u prezantua raporti i Vrojtimit të Ekonomisë Digjitale – një pasqyrë e thuktë e tregut

Innovation Centre Kosovo në bashkëpunim me Data4X kanë prezantuar Raportin Ekskluziv të Vrojtimit të Ekonomisë Digjitale - një pasqyrë të thuktë të tregut, duke kombinuar të dhëna strukturore, tregues të adoptimit teknologjik dhe analiza krahasuese rajonale.

Në njoftim thuhet se ekonomia digjitale ka arritur një qarkullim prej rreth 1.9 miliardë euro, me një rritje mesatare prej 16% në vit (2021–2025).

“Mbi 47,000 persona janë sot të punësuar në sektorë digjitalë dhe të ndërlidhur, ose rreth 11% e punësimit total, përfshirë rreth 7,500 zhvillues të softuerit.

Eksportet digjitale kanë arritur rreth 690 milionë euro, ose 36% e qarkullimit total, mbi mesataren rajonale – një tregues i qartë i konkurrueshmërisë ndërkombëtare”, thuhet tutje.

Në aspektin e Inteligjencës Artificiale, ICK tregoi se që sipas analizave të tyre ndonëse gati gjysma e kompanive tashmë kanë një prani operative të AI (automatim bazik, asistencë, analiza fillestare), përdorimi në aplikime më të avancuara ende mbetet i kufizuar – një hapësirë e qartë për fazën e ardhshme të transformimit.

Diskutimi u zgjerua edhe në e-commerce dhe pagesat elektronike, ku tregu ka arritur rreth 492 milionë euro, i nxitur nga rritja e përdorimit të kartelave dhe platformave digjitale.

Një ndër sfidat që u theksua është niveli i maturitetit të digjitalizimit tek bizneset, që ende qëndron në shkallën e zhvillimit.

Disa rekomandime që u theksuan:

✅Investimi në kapital njerëzor dhe edukim

✅Investimi në infrastrukturë dhe data centers

✅Përmirësimi i politikave për ndërmarrjet

EKONOMIA DIGJITALE E KOSOVËS NË 2025 - VROJTIM I PLOTË

Kosova po bëhet një fuqi digjitale në rajon! Ja shifrat:

💰 QARKULLIMI TOTAL: 1.9 miliardë euro

📈 Rritje mesatare: +16% në vit (2021-2025)

👥 FUQIA PUNËTORE: 47,042 të punësuar

•⁠⁠11,881 profesionistë të specializuar

•⁠⁠7,500 zhvillues softuerësh

•⁠⁠11% e punësimit total kombëtar

🌍 EKSPORTET: €690 milionë

•⁠⁠36% e qarkullimit total shkon jashtë

•⁠⁠Mbi mesataren rajonale prej 32%

🤖 ADOPTIMI I AI: 47% e kompanive

•⁠⁠Cloud: 59% në zbatim

•⁠⁠Analiza e të dhënave: 51%

•⁠⁠Kosova rangon e 6-ta në rajon

SPECIALISTË AI PËR 1,000 INXHINIERË:

Mali i Zi: 23

Serbia: 16

Maqedonia e Veriut: 16

Sllovenia: 13

Kroacia: 11

KOSOVA: 10

Shqipëria: 10

Bosnja: 9

SI PËRDORET CHATGPT NË KOSOVË?

Detyra shkollore: 12%

Migrim/Viza: 12%

CV & Intervista: 11%

Kodim: 10%

INDEKSET RAJONALE - KOSOVA LIDER:

•⁠⁠Indeksi i Mundësive (OPI): 100 🥇

•⁠⁠Gatishmëria Arsimore (ERI): 93 🥇

•⁠⁠Gatishmëria për Digjitalizim: 69%

Kosova është në udhëkryqin e transformimit digjital. Me talent të ri, kosto konkurruese (24% kosto pune), dhe adoptim të shpejtë të AI - e ardhmja është digjitale!

Kosova po pozicionohet si një hub i rëndësishëm teknologjik në Ballkanin Perëndimor.

KONKLUZIONE:

Kosova ofron një kombinim unik: talent të ri teknik, kosto operative konkurruese, dhe adoptim të shpejtë të teknologjive të reja. Me rritje të qëndrueshme 16% në vit dhe eksporte që përbëjnë 36% të qarkullimit, ekonomia digjitale e Kosovës është një histori suksesi që meriton vëmendje nga investitorët dhe partnerët strategjikë.

Ditëve në vijim do të zbërthejmë të dhënat e analizuara për sektorët e TIK, Administrative - Mbështetëse dhe Profesionale. /Telegrafi/