Kosova pjesëmarrëse në garat ndërkombëtare të eSports
12/09/2021
Për herë të parë, Kosova do të përfaqësohet në garat ndërkombëtare të ‘eSports’ (sporte elektronike), pas anëtarësimit të Federata eSports Kosova në Federatën Ndërkombëtare përkatëse.
Dy ekipe do të garojnë në kualifikimet për Kampionatin botëror, që do të mbahet në nëntor në Eilat të Izraelit.
Kosova merr pjesë në lojërat CS-GO dhe DOTA 2. Në këtë të fundit sot (e diel) takohet më Maqedoninë e Veriut.
KOSOVA TEAM DOTA2 LINEUP:Drin Idrizi - cpirraYll Ramadani - garterLir Nurboja - weatherbeatenFlorian Sedolli - FLLOAlbert Bahtiri - sadpk

