Kosova në futboll ka përparuar për tri pozita në ranglistën e re të FIFA-s, të cilën shtëpia e futbollit botëror e ka publikuar të enjten. Fitorja ndaj Lituanisë dhe Qipros në fillim të këtij muaji në Ligën e Kombeve, mundësuan ngritjen e Kosovës në pozitën e 101-të me 1218 pikë.“Dardanët” në ranglistën e re, kanë 13 pikë më shumë sesa në ranglistën e shkuar, në të cilën janë renditur në pozitën e 104-të.
Renditja në pozitën 101 është më e mirë që e ka arritur Kosova që nga pranimi në UEFA dhe FIFA.Në fakt, është në nëntorin e vitit 2023, Kosova ishte renditur në pozitën e njëjtë që është tani.Krahas Kosovës, edhe Shqipëria ka përparuar në ranglistën e re të FIFA-s.Shqipëria është ngritur nga pozita e 67-të në të 65-ën dhe tani ka 1379 pikë, dy më shumë sesa në ranglistën e kaluar.Këtë muaj, Shqipëria u mposht nga Çekia dhe fitoi ndaj Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve.Ndërkohë, sa i përket 10-të pozitave të para të ranglistës së FIFA-s, ato nuk kanë ndryshuar.Argjentina mbetet e para, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Portugalia, Holanda, Italia dhe Kolumbia./Telegrafi/