Kosova mposht Shqipërinë
23/04/2015
Djelmoshat e Alfred Llazarit e kanë mposhtur Kombëtaren shqiptare me rezultat bindës, 43:17, në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan, shkruan Zëri.
Kjo ishte një ‘stërvitje’ e mirë për ekipin kosovar, para ndeshjes parakualifikuese për ‘Euro 2018’ që do ta zhvillojë ndaj Italisë më 29 prill në Prishtinë, ndërsa tjetrën do ta luajë në Itali më 3 maj, përcjell Zëri.
Kjo ishte ndeshja e parë dhe historike në mes të të dyja përfaqësueseve, ndërsa hendbolli kosovar tregoi se është dukshëm përpara atij shqiptar.


