Kosova merr pjesë në takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane në Dublin
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, po përfaqëson Kosovën në takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane, që po mbahet më 3 dhe 4 shtator në Dublin nën Presidencën Irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Takimi mbledhë ministrat e shteteve anëtare të BE-së, homologët e tyre nga vendet kandidate dhe kandidate potenciale, Komisionerë evropianë dhe deputetë të Parlamentit Evropian.
Në agjendë janë tri tema kryesore: Korniza Financiare Shumëvjeçare 2028-2034, zgjerimi i BE-së dhe forcimi i qëndrueshmërisë demokratike të Bashkimit Evropian.
Ministrat e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale do t’u bashkohen shteteve anëtare në një sesion pune të dedikuar për zgjerimin, ku Kryenegociatori Zulfaj do të ketë një intervenim.
Në fjalën e tij, ai do të artikulojë prioritetet e Kosovës, me theks të veçantë te marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim, si hapa të merituar mbi bazën e reformave dhe rezultateve të vendit.


