Kosova kërkon fund, Italia start të suksesshëm
29/04/2015
Por, fitore kërkon edhe Kosova, sidomos pas dy ndeshjeve të humbura me rezultat të thellë ndaj Rumanisë në këtë cikël eliminator, shkruan sot "Koha Ditore".
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Italinë sot në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Kjo ndeshje nis në orën 19:30 dhe dy ekipet presin numër të madh të shikuesve në tribuna.
Dueli ndërmjet Kosovës e Italisë zhvillohet në kuadër të Grupit C.
Për Italinë kjo është ndeshja e parë eliminatore derisa për Kosovën do të jetë e treta pas dy të parave që i luajti kundër Rumanisë vitin e shkuar, transmeton Koha.net.
Rumania kryeson grupin dhe vetëm fituesi i grupit, kualifikohet për fazën tjetër të garave.


