Please enter at least 3 characters.

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të prezantohet sonte në koncertin autorial të kompozitorit Rafet Rudi

2024/11/465787859_1112840887512837_4264205149145057029_n.jpg

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të prezantohet sonte nga ora 19:00 në koncertin autorial të kompozitorit Rafet Rudi, në kuadër të festivalit Remusica.

Koncerti mbahet në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Nën drejtimin e dirigjentit brazilian, Marcio da Silva, kori do të interpretojë dy vepra nga opusi i Rudit: *Deti i varreve të hapura*, me solist kitaristin e mirënjohur Petrit Çeku dhe Elonë Sadiku - soprano e Etrit Nura - tenor, dhe *In A*, me pjesëmarrjen e Kaltrina Mifari - soprano, Adelina Paloja - soprano, Lekë Salihu - piano, Andi Duraku - piano dhe perkusione: Patris Berisha, Meriton Zajmi dhe Kenan Bytyqi.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se hyrja është e lirë./Telegrafi/