Kontrolli në ambientet e shkollës, dy nxënësve në Skenderaj u konfiskohen armë, fishekë e një thikë
Foto: Ilustrim
21/05/2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në ambientin e një shkolle, dy nxënësve u janë gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë, një karikator, 19 copë fishekë, një gëzhojë, një predhë e armës dhe një thikë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj, të mërkurën në ora 11:30.
“Gjatë kontrollit në ambientin e shkollës, te dy nxënës të dyshuar m/k u janë gjetur dhe konfiskuar: arma pistoletë, një karikator, 19 copë fishekë, një gëzhojë, një predhë e armës dhe një thikë”, thuhet në raport.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e prindërve dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


