Konkurset e javës në Telegrafi Jobs: Mundësi të reja në disa fusha profesionale
Tregu i punës në Kosovë vazhdon të lëvizë dhe kjo javë solli në Telegrafi Jobs disa konkurse që mbulojnë fusha mjaft të ndryshme nga njëra tjetra. Nga marketingu digjital e deri te zejet teknike, nga pozitat në menaxhim e deri te ato në shërbim ndaj klientëve, oferta është e larmishme dhe u drejtohet profileve të ndryshme profesionale.
Kjo javë solli një sërë ofertash pune në pozita kryesore nga sektorë të ndryshëm, të cilat po i paraqesim më poshtë për të gjithë ata që janë të interesuar për një mundësi të re karriere.Nëse jeni duke kërkuar një pozitë në fushën e marketingut dhe krijimit të përmbajtjes, WONDGROUP LLC ka hapur konkurs për Real Estate Content & Marketing Assistantnë Prishtinë, pozitë e përshtatshme për kandidatë me shkathtësi në krijim përmbajtjeje dhe marketing digjital.
Po ashtu, për ata me prirje nga puna teknike, Elkos Group po kërkon Mjeshtër/Servisim i Pirunjerëvenë Pejë, pozitë që kërkon përvojë praktike në mirëmbajtjen e pajisjeve.
Vende pune ka edhe në fushën e menaxhimit dhe burimeve njerëzore. Hebs Kosova ka hapur njëherësh tre konkurse: Koordinator/e i/e Burimeve Njerëzore në Çagllavicë,Menaxher/e i/e Departamentit Teknik – Teknik për Pajisje Profesionalenë Prishtinë, dhe Menaxher/e për Marketing në Çagllavicë.
Nëse preferoni një angazhim në shërbim ndaj klientëve ose gastronomi, po kërkohet Arkatare/Kuzhiniere në disa lokacione, përfshirë Prishtinë dhe Fushë Kosovë, si dhe Podujevë. Mund të aplikoni edhe për pozitën Staf Restoranti në Ferizaj, ose Shofer Delivery/Motorrist Delivery në Gjilan, të dyja gjithashtu nga Hebs Kosova.
Apliko sot
Gjeni pozitën që ju përshtatet dhe aplikoni direkt në Telegrafi Jobs - konkurset kanë afate të kufizuara, mos e humbisni mundësinë.


