Please enter at least 3 characters.

Komuna e Prishtinës nis fasadimin e ndërtesës së "shëmtuar", në hyrje të qytetit

2024/10/kskkskks.jpg

Komuna e Prishtinës ka nisur fasadimin e ndërtesës në hyrje të qytetit, tek Rrethi i Flamurit.

Kjo ndërtesë prej kohësh ka qenë në një gjendje të papërshtatshme vizuale.

Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj, i cili theksoi rëndësinë e këtij projekti për transformimin estetik dhe funksional të ndërtesës.

"Me kënaqësi njoftoj se po fillon procesi i fasadimit të ndërtesës në hyrje të Prishtinës, e cila për një kohë të gjatë ka pasur një pamje të papërshtatshme. Ky projekt nuk përmirëson vetëm pamjen e qytetit tonë, por ndikon drejtpërdrejt në izolimin termik dhe kursimin e energjisë, duke kontribuar në një mjedis më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm," tha Zogaj.

Projekti i fasadimit është pjesë e planeve më të gjera për zhvillimin urban dhe mirëqenien e banorëve të Prishtinës, duke realizuar kështu një tjetër premtim të dhënë nga autoritetet lokale./Telegrafi/