Komuna e Mitrovicës ndau 60 mijë euro për klubet e futbollit dhe basketbollit
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar, se ka ndarë gjithsej 60 mijë euro për kampionët e Mitrovicës, ku janë shpërblyer katër klube sportive.
Lajmin e bëri të ditur drejtori për Kulturë, Rini, dhe Sport, Gazmend Asllani I cili tha se investimi në sport është një angazhim konkret i komunës dhe se rezultatet e arritura meritojnë mbështetje institucionale.
Sipas Asllanit, premtimi i dhënë nga kryetar i komunës tashmë është bërë realitet, fondi prej 60 mijë eurosh është ndarë për ekipet qe e kanë fituar titullin kampioni.
Shpërndarja është bërë në këtë mënyrë: Klubi i Basketbollit Trepça (Meshkujt) – 30.000 euro, Klubi i Futbollit Mitrovica (Femrat) – 15.000 euro, Klubi i Futbollit Mitrovica (Meshkujt) – 10.000 euro, Klubi i Basketbollit Trepça (Femrat) – 5.000 euro.
“Asllani ka vlerësuar se këto shpërblime janë dëshmi se mbështetja për sportin nuk mbetet vetëm në deklarata, por konkretizohet përmes investimeve për sportistët dhe klubet që përfaqësojnë qytetin me sukses.
Ai ka uruar të gjitha ekipet kampione për arritjet e tyre, duke theksuar se sukseset e tyre janë frymëzim për gjeneratat e reja dhe një motiv shtesë që Komuna e Mitrovicës të vazhdojë mbështetjen për zhvillimin e sportit”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/


