Please enter at least 3 characters.

Kolegët e policit të vrarë, Enea Mekolli në lot pas ngjarjes tragjike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maliq të Shqipërisë, ku një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri është Violand Braçellari, i cili është arrestuar nga Policia e Shtetit dhe është dërguar i plagosur në spitalin e Tiranës

Gjatë ndërhyrjes, policia i ka bërë thirrje të dorëzohej, por ai nuk i është bindur urdhrave dhe ka hapur zjarr ndaj efektivëve. Si pasojë e sulmit, ka humbur jetën në krye të detyrës inspektor Enea Mekolli 34 vjeç, ndërsa është plagosur inspektor Edison Adri 36 vjeç, të dy pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë.

Pas ngjarjes së rëndë në Maliq, ku humbi jetën efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, pikëllimi ka përfshirë kolegët e tij.

Në pamjet e publikuara nga Top Channel, ata shihen të përlotur, teksa përjetojnë humbjen e kolegut që ra në krye të detyrës.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm radhët e policisë, por edhe opinionin publik në Shqipëri.