Please enter at least 3 characters.

Kokaina nga Durrësi, Çuçi: Hetim mes disa shteteve, u shkatërrua një rrjet i fuqishëm

2021/05/bledi-cuci-1024x576-1.jpg

Ministri i Brendshëm shqiptar Bledi Çuçi ka reaguar ndaj operacionit që solli në evidentimin, në Lipjan, të rreth 400 kilogramë kokainë që kishin kaluar nga porti i Durrësit.

Sipas ministrit, operacioni përfaqëson goditjen “një tjetër dëshmi e suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës dhe provë e besimit të lartë të partnerëve te Policia e Shtetit. Hetimi profesional dhe intensiv mes disa shteteve na çoi në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm në fushën e narkotikëve”.

Për Çuçin, operacioni do të pasohet nga “operacione të tjera dhe goditje si kjo e fundit, për ta bërë Shqipërinë dhe rajonin një vend më të sigurt”.