Koeman rikthen ‘tika-takan’ te Barcelona, goli i Braithwaite e ‘vulos’ këtë
Barcelona e Ronald Koeman ka ‘kopjuar’ lojën e famshme ‘tika-taka’ gjatë përballjes së mërkurës mbrëma ndaj Ferencvaros në Ligën e Kampionëve.
Katalunasit kanë vazhduar serinë e qind për qind, duke marrë edhe fitoren e pestë në grup nga pesë ndeshje, pas triumfit 0-3 ndaj Ferencvaros.
Golat në këtë përballje për ekipin e Koeman u shënuan nga Antoine Griezmann (14’), Martin Braithwaite (20’) dhe Ousmane Dembele (28’).
Megjithatë, goli i dytë i shënuar nga sulmuesi danez bëri më së shumti përshtypje dhe ka befasuar të gjithë.
Ky gol i shënuar në minutën e 20-të ka rikthyer në vëmendje lojën e famshme të Barcelonës e njohur si ‘tika-taka’.
Futbollistët e Barcelonës arritën të bëjnë 33 pasime të sakta për të përfunduar aksionin me gol nga Braithwaite.
Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë këtë sezon të Ligës së Kampionëve, ndërsa ‘tika-taka’ ka kohë që nuk po shihet te klubi nga Camp Nou. /Telegrafi/
https://twitter.com/noob_fcb/status/1334231414255071233


