Please enter at least 3 characters.

Klum: Më pëlqen të zhvishem, ndihem e lirë me trupin tim

2018/07/HeidiKlum-1-e1530515347576.jpg
202:"ATLANTIC CITY, NJ - JUNE 30: Model Heidi Klum attends a dinner at Ocean Resort Casino on June 30, 2018 in Atlantic City, New Jersey. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for Ocean Resort Casino)
36:"Getty Images for Ocean Resort Casino

Heidi Klum ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme për revistën Ocean Drive duke thënë se ndihet shumë mirë me trupin e saj përkundër se vitet po kalojnë.

Modelja 45-vjeçare ka festuar 25 vjetorin e linjës së saj të veshjeve të brendshme, ndërsa me këtë rast ka folur për zhveshjet e shpeshta të saj.

"Gjithmonë jam ndier shumë mirë dhe e lirë në trupin tim", ka thënë bukuroshja gjermane, e cila me vitet të tëra e ka ekspozuar trupin.

Më tej, ajo ka thënë se zakonisht kur rrezitet, nuk i pëlqen që ta veshë pjesën e sipërme të bikinive.

"Në shumicën e rasteve mbaj bikini që e mbulojnë shumë pak trupin, ndërsa nëse nuk është dikush në afërsi, i mbaj vetëm brekët", ka thënë Heidi.

Klum ka treguar se është rritur në një ambient shumë të lirë dhe të hapur, me prindërit e saj kishte shkuar në plazhe nudo.

"Ishim shumë të lirë dhe të pangarkuar. Nuk kishim shumë para, prandaj shkonim në kampet e plazheve nudo dhe kështu lakuriqësia për mua u bë diçka shumë normale. Më pëlqen të jem lakuriq", ka thënë modelja. /Telegrafi/