Please enter at least 3 characters.

Klubi ku u formua si futbollist, 2 Korriku i uron sukses Ardian Ismajlit në Serie A

2020/09/aismajli34_81702035_209009423475916_643736161114952874_n-e1600120337202.jpg

Gjatë të hënës, Ardian Ismajli u zyrtarizua si lojtar i skuadrës italiane Spezia, ku u transferua nga Hajduku i Splitit.

Mirëpo, 23-vjeçari rrjedh nga shkolla e futbollit të ‘2 Korriku’, nga ku fillimisht u transferua te Prishtina, pastaj te Hajduku dhe tashmë do të luajë në Serie A.

“Një tjetër futbollist i rritur e i formuar si futbollist në shkollën e futbollit ‘2 Korriku’, sot ka bërë hapin e madh në karrierë, duke kaluar te skuadra italiane Spezia Calcio, që garon në Serie A”.

“Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, 23-vjeçarin prishtinas, i cili për shumë vite me radhë ishte pjesë e klubit verdheblu”.

“Lajmi për kalimin e Ardianit te skuadra e Spezia Calcio na lumturon jashtë mase si dhe motivon futbollistët, trajnerët e stafin drejtues që klubi të vazhdoj punën intensive edhe më tutje”.

“Ardianit i urojmë gjithë të mirat në jetë dhe në karrierën e tij si futbollist, si dhe shpresojmë se sukseset e tij do të vijnë duke u shtuar”, thuhet në një publikim të klubit në rrjetet sociale. /Telegrafi/