Please enter at least 3 characters.

Klubet me më së shumti ndjekës në rrjetet sociale, Man United në vendin e tretë

2023/12/Screenshot-2023-12-29-233309.jpg

Klubet më të famshme në botën e futbollit janë radhitur duke u bazuar në numrin e ndjekësve në rrjetet e tyre sociale, me Manchester United që renditet në pozitën e tretë.

Dominimi i United nën urdhrat e Sir Alex Ferguson nga 1986 deri në 2013, tani duket sikur një memorie e zbehur, pasi më herët ishin cilësuar si njëri nga klubet më të mirë në botë, për të mos thënë më i miri.

Sidoqoftë, me emra si David Moyes, Louis Van Gaal, Jose Mourinho, Ralf Rangnick, Ole Solskjaer dhe tani Erik Ten Hag,  United kanë zbritur gradualisht në tabelën e klasifikimit.

Një studim nga Football Benchmark e ka llogaritur shumën totale të ndjekësve të klubeve të mëdha në Facebook, X (ish-Twitter), Instagram, YouTube, TikTok.

Shuma totale e ndjekësve të United qëndron rreth 224.5 milionë, ndërsa gjiganti spanjoll Real Madrid dhe Barcelona mbajnë dy vendet e para.

Los Blancos kryesojnë tabelën me 415 milionë ndjekës, ndërsa Barcelona e Xavit pozicionohet pas tyre me 391 milionë ndjekës.

Shifra totale e ndjekësve për klubet tjera:1. Real Madrid – 415 milionë ndjekës2.Barcelona – 391 milionë ndjekës3.Man United – 224 milionë ndjekës4.PSG – 189 milionë ndjekës5.Man City – 156 milionë ndjekës6.Chelsea – 151 milionë ndjekës7.Juventus – 147 milionë ndjekës8.Liverpool – 136 milionë ndjekës9.Bayern – 130 milionë ndjekës10.Arsenal – 104 milionë ndjekës11.Tottenham – 95 milionë ndjekës12.AC Milan – 70 milionë ndjekës13.Inter – 64 milionë ndjekës14.Dortmund – 57 milionë ndjekës15.Flamengo – 52 milionë ndjekës16.Atletico Madrid – 50 milionë ndjekës17.Al Ahly – 46 milionë ndjekës18.Galatasaray – 44 milionë ndjekës19.Al Nassr – 43 milionë ndjekës20.Roma – 35 milionë ndjekës/Telegrafi/