Please enter at least 3 characters.

Klopp: Pas Liverpoolit do të pushoj për një vit, mund edhe të pensionohem

2018/04/Jurgen-Klopp-Liverpool.jpg
259:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 14: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on during the warm up prior to the Premier League match between Liverpool and AFC Bournemouth at Anfield on April 14, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka pranuar se mund të dalë në pension 'shumë më herët sesa bëjnë zakonisht trajnerët'.

Klopp po zhvillon një sezon të mirë me Liverpoolin, ku e shohin veten në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Romën, por gjermani edhe përkundër sukseseve mendon rreth pensionimit.

"Është e mundur që unë të përfundoj karrierën time shumë më herët se sa trajnerët zakonisht bëjnë", zbuloi fillimisht Klopp për Sky Sport Deutschland.

"Puna e trajnerit është shumë intensive. Unë nuk dua të vdes në stol stërvitjesh".

Klopp po bën një punë të mirë te Reds (Getty Images)

"Pas Liverpoolit, unë me siguri do të bëj një pushim një vjeçar. Kjo është një marrëveshje e qartë me familjen time".

"Unë kurrë nuk kam pasur një klauzolë largimi në një nga kontratat e mia".

"Nëse Bayern ishte me të vërtetë i interesuar, pa marrë parasysh se çfarë do të kisha bërë, kjo do të ishte një lëvizje e ndërlikuar".

"Kam një kontratë edhe për katër vjet në Liverpool dhe klubi është i kënaqur me mua. Kjo është arsyeja pse ka kuptim të plotë se ata (Bayern) nuk e kanë provuar", përfundoi gjermani. /Telegrafi/