Please enter at least 3 characters.

Klopp: Ndaj Spartakut ndeshje e vështirë

2017/09/DKoVBC4XUAAmG6u.jpg

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur para ndeshjes ndaj Spartak Moskës në Ligën e Kampionëve.

Tekniku gjerman është i vetëdijshëm se nuk do të jetë aspak një takim i lehtë ndaj skuadrës ruse.

“Pres një ndeshje me intensitet të madh kundër një skuadre me provojë”.

“Është një stadium që të gjitha skuadrat kanë vështirësi të fitojnë”, tha Klopp, ndërsa i pyetur për Philippe Coutinhon:

“Është i ri, mund të përmirësohet edhe më shumë. Tash është në top formë pas lëndimit që kishte”,.

“Quincy Promes objektiv i Liverpoolit?” Mund të them se është i fortë dhe ia del mirë një me një, kaq”, ka shtuar Klopp.

Ndeshja luhet në kudër të Grupit E dhe Reds prijnë me një pikë, aq sa kanë edhe skuadrat tjera.

Skuadra ndeshjen e parë në garën më të madhe evropiane e luajti ndaj Sevillas, të cilën e mbylli në Anfield me rezultat 2-2. /Telegrafi/

Mane me shumë mundësi do të luajë nga minuta e parë