Please enter at least 3 characters.

Klopp: E pres me padurim ndeshjen ndaj Barcelonës, tani kemi eksperiencë

2019/04/GettyImages-1143355554.jpg
283:"PORTO, PORTUGAL - APRIL 17: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool shows appreciation to the fans after the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Porto and Liverpool at Estadio do Dragao on April 17, 2019 in Porto, Portugal. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është ndarë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në fitoren 4-1 ndaj Portos.

Liverpooli nën drejtimin e gjermanit do të jetë për herë të tretë në aktor vite në gjysmëfinale.

"Kemi luajtur më mirë në këtë sezon. E dinim se nuk do ta kishim të lehtë këtu, por energjia e Portos ra në pjesën e dytë dhe ne mundëm të merrnim kontrollin e ndeshjes dhe të shënonim golat".

Liverpool . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

"Tani kemi më shumë eksperiencë. Kemi patur ndeshje të vështira si mysafirë dhe e dinim se nuk do të kishte asnjë ndryshim mes Cityt dhe Romës sezonin e kaluar”.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por kemi arritur të kualifikohemi në gjysmëfinale".

Klopp e Alisson . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Ai ka folur edhe për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Barcelonës, ku thotë se e pret  me padurim.

"Kjo do të jetë hera e parë për mua kundër Barcelonës, me përjashtim të miqësoreve. E pres me padurim këtë sfidë", ka thënë Klopp. /Telegrafi/