Please enter at least 3 characters.

Klodian Duro largohet nga Liria

Klubi prizrenas, Liria ka njoftuar largimin e trajnerit shqiptar, Klodian Duro, nga drejtimi i skuadrës.

Liria dhe Duro kanë ndarë rrugët pas vetëm tetë xhirove të zhvilluara, ku ekipi prizrenas renditet në pozitën e 10-të me 12 pikë, tetë më pak se lideri Vëllaznimi.

Largimi i Duros thuhet se ka ardhur për arsye personale, me njoftimin që është shpërndarë në faqen zyrtare.


“Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale”.

“FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Duro ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale”, shkruar në njoftim.

Në fund të njoftimit, klubi prizrenas ka shtuar se në ditët në vijim do të njoftojnë mbi zgjedhjen e trajnerit të ri dhe hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës./Telegrafi/