Please enter at least 3 characters.

Klea Huta tregon se është infektuar me coronavirus: Dhimbje të tmerrshme

2024/09/Screenshot_4-20.png

Prezantuesja e njohur shqiptare, Klea Huta, ka folur për muajt e fundit, të cilët nuk kanë qenë aspak të mirë për të.

Moderatorja thotë se ka pasur probleme të shumta, e së fundmi edhe shëndetësore.

Ajo zbuloi për ndjekësit me një postim se është infektuar me COVID-19, pasi po vazhdon të ketë akoma raste.

Klea theksoi gjithashtu se është në gjendje të tmerrshme dhe se ka provuar gjithçka për të tejkaluar.

Postimi i plotë në Instagram:“Më duhet të pranoj që këto tre muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo merkuri në retrogradë po të gjithë planetët u përmbysën.Nuk gjeta rehati sikur një javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura. Mes i thyer. Gjunjë të vrarë. Trup e shpirt e sakatuar.Streptococ. Dhe tani qershia mbi tortë. Covid. Kam dy javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit.Dhimbja e kokës. E tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushësh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik më shiringë dhe prapë asgjë.E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram