Please enter at least 3 characters.

Kjo Panamera unike, e ka një problem të madh (Foto)

2016/09/Porsche-Panamera-i-mbuluar-me-material-që-duket-si-kadife-e-ka-nje-problem-te-madh-foto.jpg
28:"© Baker / FameFlynet.uk.com

Për pasanikët që kanë mundësi të blejnë super-vetura, nuk është aspak problem që të paguajnë edhe për një mbështjellje unike - siç është rasti me këtë Panamera të parkuar në qendër të Londrës.

Pronari i panjohur i kësaj Porscheje, e ka mbështjell atë me material që duket si kadifeja që përdoret për të qepur fustanet e grave, transmeton Telegrafi.

Tërë trupi i makinës që kushton mbi 100 mijë euro, është mbuluar me shtresën e zezë që është shumë e butë në prekje.

Por, kjo e ka një problem shumë të madh.

Ekspertët paralajmërojnë se glasat e zogjve mund t’i lënë shenja të pashlyeshme që dëmtojnë imazhin luksoz të veturës. /Telegrafi/