Please enter at least 3 characters.

Kina drejt ndalimit të konsumimit të mishit të qenve - zbulon projekt-listën e kafshëve që mund të kultivohen për mish

2020/04/200402135855-china-dog-meat-protest-file-2010-exlarge-169.jpg
584:"Chinese animal rights activists stage a march with posters calling for people to refrain from eating cats and dogs, in Wuhan, central China's Hubei province on January 23, 2010. Dog and cat meat -- age-old delicacies in China -- could be off the menu in the food-loving nation under its first law against animal abuse, as people who eat either animal, both of which are viewed as promoting bodily warmth, would face fines of up to 5,000 yuan (730 USD) and up to 15 days in jail if the law is passed. CHINA OUT AFP PHOTO (Photo credit should read STR/AFP via Getty Images)
3:"AFP

Qeveria kineze ka nxjerrë një listë të re të bagëtive që mund të kultivohen për mish në vazhdën e epidemisë së coronavirusit, e cila dyshohet të ketë origjinën nga kafshët e egra në një treg në Wuhan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas shpërthimit të coronavirusit, Pekini ndaloi përkohësisht tregtinë me kafshë të egra për ushqim, ndërsa virusi ka infektuar globalisht më shumë se 1.6 milion njerëz.

Ministria e Bujqësisë në Kinë, lëshoi të mërkurën një listë të kafshëve që konsiderohen të përshtatshme për t’u përdorur si bagëti, përfshirë prodhime ushqimore të tilla si derrat, lopët, pulat, dhe delet, si dhe "bagëtitë speciale" të tilla si një numër speciesh drerësh dhe strucat.

Dy lloje të dhelprave mund të mbahen mirëpo, janë të ndaluara të konsumohen.

Çfarë bie në sy është fakti se qentë gjithashtu mungojnë nga lista e bagëtive, e cila, nëse zbatohet zyrtarisht, do të çonte në ndalimin e parë të Kinës në të gjithë vendin për konsumimin e tyre, në një fitore për aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Raportohet se ende nuk ka ndonjë vendim për speciet e kafshëve, për të cilat shkencëtarët dyshojnë se kontraktuan virusin tek njerëzit siç janë, pangolinat, lakuriqët dhe macet civet.

Drafti ende nuk është përfunduar dhe publiku duhet t’i përgjigjet kësaj kërkese deri më 8 maj. /Telegrafi/