Please enter at least 3 characters.

Kidda dhe Capital T arrijnë një milion klikime me këngën “Magji”

2021/06/theonlykidda-198937976_2756262071262955_7421185706537522821_n-e1623074196409.jpg

Dy ditë ma parë artistët e njohur, Kidda dhe Capital T, bashkuan forcat e tyre.

Dyshja vendosën që të mahnitin fansat e tyre përmes këngës “Magji”, të cilën e lansuan edhe me klip.

Instrumentali i po të njëjtës i është besuar producentit Rzon Music, Pllumb dhe Makalo.

Me një ritëm veror dhe klip të realizuar në vende interesante, projekti tani ka arritur mbi një milion klikime në YouTube.

Këtë e ka bërë të ditur edhe artisti Kidda në një postim në rrjetin social Instagram, duke ndarë edhe prapaskenat e klipit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se kënga së shpejti do të lansohet edhe në platformën Spotify. /Telegrafi/