Please enter at least 3 characters.

Khabib shkaktoi huti pas finales së Ligës së kampionëve - ai refuzoi t'i shtrëngonte dorën prezantueses së njohur

Legjenda e UFC-së, Khabib Nurmagomedov, u gjend në një situatë të sikletshme në studion e CBS gjatë transmetimit të finales së Ligës së Kampionëve, kur refuzoi t’i shtrëngonte dorën prezantueses Kate Scott.  

Gjatë paraqitjes së tij si i ftuar në emision përkrah Jamie Carragher, Micah Richards dhe Thierry Henry, Khabib u i pëshëndeti të gjithëve përveç prezantueses.

Më pas, Kate e falënderoi që erdhi dhe kërkoi falje: "Kërkoj ndjesë, shumë faleminderit. Khabib, luftëtar i UFC-së, jemi të kënaqur që erdhe”.

Khabib është mysliman dhe vjen nga Dagestani, ndërsa më vonë e shpjegoi se feja ishte arsyeja pse ai nuk e pranonte shtrëngimin e duarve.

Në Islam, burrave u ndalohet të kenë kontakt fizik me gra që nuk janë të afërm të tyre.

Nurmagomedov zbuloi në intervistë se ai mbështet PSG-në, por edhe Real Madridin.

Ai me shaka i tha Henryt se ia “thyeu zemrën” në vitin 2006 kur shënoi në “Santiago Bernabeu” në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/