Këto janë gjashtë problemet e mëdha të Barcelonës
Tri ndeshje, tri barazim. Kambanat e alarmit kanë filluar të bien në kampin e Barcelonës.
Në fundjavë Barcelona u ndal në shtëpi nga Real Madridi 1-1, javën e shkuar po ashtu barazoi 1-1 me Sociedadin dhe para dy javës luajti pa gola me Malagan.
Për Barcelonën këtë vit problemet janë më të mëdha se që të tjerët mendojnë, shkruan Marca.
Kjo gazetë ka renditur gjashtë pikat ku duhet të përmirësohen.
Portieri
Për dy vite Marc-Andre ter Stegen ishte nën hijen e Claudio Bravos që e ruajti portën në kampionat.
Pas largimit të kilianit, gjermani është portieri i parë, por nuk ka arritur të bind.
Mascherano
Dikur ishte lojtari më i mirë në mbrojtje dhe si mesfushor. Javier Mascherano tani është 32 dhe nuk është më ai i vjetri.
U ble Samuel Umtiti për ta zëvendësuar, por ai është i lënduar. Francezi do të ishte një partner më i mirë ndoshta për Pique.
Prej largimit të Dani Alves te Juventusi, u prit që Aleix Vidal do ta zëvedësojë. Por ai dështoi plotësisht dhe vendin e tij e zuri Sergi Roberto.
Edhe ky i fundit nuk është se ka treguar shumë në këtë rol.
Në shumë raste munguan Sergio Busquets dhe Andres Iniesta dhe në qendër të mesfushës u vendos Ivan Rakitic që u prit të jetë çelësi i mesfushës.
Ndeshja në El Clasico, tregoi edhe një herë që pa letrarin spanjoll, mesfusha e Barcelonës nuk funksionon.
Se Rakitic di të mos jetë në formë u pa në El Classico, por as transferimet e ardhura nuk kanë dhënë më shumë.
Arda Turan nuk është në formë dhe nuk luan as në LaLiga e as në Ligën e Kampionëve.
Edhe i ardhuri së fundmi Andre Gomes nuk është furur ende në sistemin e Barcelonës, transmeton Telegrafi.
Rafinha nuk është lojtar që e bën diferencën. Denis Suarez, ka potencial dhe ka luajtur në disa ndeshje.
Luis Enrique është munduar tu jap minuta në këmbë edhe rezervistëve, por jo edhe aq.
Paco Alcacer erdhi për afro 30 milionë euro dhe nuk ka mundur të luaj më shumë se 413 minuta. Ata lëshuan Munirin që ka dhënë tre gola për Valencian dhe Sandron që kanë gjashtë gola për Malagan. /Telegrafi/


