Please enter at least 3 characters.

Kessie: Me Gattuson po punojmë më shumë se me Montellan

2018/02/Franck-Kessie-Roma-e1519633455515.jpg
255:"ROME, ITALY - FEBRUARY 25: Franck Kessie of AC Milan competes for the ball with Radja Nainggolan of AS Roma during the serie A match between AS Roma and AC Milan at Stadio Olimpico on February 25, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, ka kritikuar filozofinë e Vincenzo Montellas.

Ish-ylli i Atalantas tha se me Genaro Gattuson është çdo gjë më ndryshe dhe se ka një atmosferë të punë.

Foto: Getty Images)

"Gattuso po na bënë të punojmë shumë, posaçërisht në taktika. Me Montellan kemi bërë shumë pak punë në stërvitje, por me Gattuson mund të shikojmë rezultatet në fushë", ka thënë Kessie për Mediaset Premium.

"Në zhveshtore atmosfera është ashtu siç ishte gjithmonë, dallimi është se ne punojmë shumë. Jemi si familje këtu dhe rezultatet po vijnë".

Milani tani janë në vendin e gjashtë në Serie A, ndërsa në Ligën e Evropës do të përballën me Arsenalin, kurse në Kupën e Italisë në gjysmëfinale të Lazios.

"Tani të jemi të fokusuar për ndeshjen ndaj Lazios, pastaj do të mendojmë për tjerat. Hap pas hapi”, ka shtuar Kessie.

Sevilla e Montellas këtë javë është mundur nga Atletico Madridi me rezultat 5-2 në La Liga.

Milani tani ka 12 ndeshje pa humbje në të gjitha garat. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x62ru2b