Kështu përgatitet mishi i pulës në mënyrën turke – drekë e lehtë e cila nuk harrohet!
Pula çerkeze është ushqim i shkëlqyeshëm nga rriskat e pulës në salcë krematoze nga arrat dhe buka
Si ushqim i shëndetshëm pa shtesa të yndyrshme është propozim i shkëlqyeshëm për drekë të lehtë me sallatë jeshile, perime të ziera në avull dhe bukë tost.
Gjithashtu mund ta përdorni si mbushje për sandviç, transmeton Telegrafi.
Pula çerkezePërbërësit:- 1 një pulë e plotë ose dy gjokse më të mëdha pule,- 1 qepë e madhësisë mesatare,- ½ e lugës së vogël piper kokrra,- 5 gota ujë,- karota,- selino sipas dëshirës.Për bazën:- 300 g arra të bluara (të shtypura),- 2 thelpinj hudhre,- 4 rriska bukë bajat (tul pa kore),- 1,5 gotë supe pule,- 1 lugë e vogël kripë,- gjysmë luge të vogël pluhur koriandre.Për fill (sipas dëshirës):- 2 lugë vaj ulliri,- 1 lugë e vogël spec i kuq i bluar.
Gjoksin ose pulën e prerë në copa qiteni në tenxhere me ujë, shtoni qepën, perimet dhe kokrrat e piperit. Zieni në zjarr mesatar derisa të zbuten.
Mishin e zier kullojeni dhe lëreni të ftohet. Pastaj mishin ndajeni nga eshtrat dhe me dorë copëtojeni në copa të vogla.
Kubet e bukës bajat qitni në një enë të thellë dhe qitni sipër ujë në të cilin është zier mishi i pulës, shtoni hudhrën e shtypur, arrat, erëzat dhe copat e mishit të pulës dhe bashkoni mirë.
Mishin e pulës zhvendoseni në një pjatë për ta shërbyer. Nxehni veç vajin e ullirit dhe në të shtoni specin e kuq dhe qiteni sipër mishit të pulës.
Dekorojeni me majdanoz. Mund të shërbehet e ngrohtë dhe e ftohtë, si paragjellë ose si gjellë kryesore.
Ju bëftë mirë. /Telegrafi/


