Please enter at least 3 characters.

Kerry: Kemi dëshmi për Sarinin, duhet të sulmojmë (Video)

2016/01/f.0901162326916_m.gif

Sipas tij, kjo është vërtetuar nga mostrat e flokëve dhe të gjakut të të helmuarve në periferi të Damaskut.

Për të, kjo është një dëshmi se Kongresi amerikan duhet ta japë lejen për sulm.

"Nuk besoj se ish kolegët e mi në Kongres do t’ia kthejnë shpinën interesave të shtetit tonë, e as normave që angazhohen për ndalimin e përdorimit të armëve kimike”, tha Kerry.

Washingtoni ka deklaruar se ka mbledhur dëshmi për 1.429 viktima të sulmit me helme kimike.

Sarini është ndër helmet më të rrezikshme që përdoren në luftë. Nuk ka ngjyrë e as erë, ndërsa përmban enzimë të acetilkolenosterazit, që kontrollon sinjalet nga nervat në muskuj.

Këtë helm e kanë përdorur serbët edhe në Kosovë, në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. 

SHBA-të momentalisht në Mesdhe kanë pesë shkatërrues të armatosur me raketa "Tomahawk”.

Në arsenal janë edhe 36-50 raketa kundër aeroplanëve SM-2, me rreze veprimi prej 70-170 kilometra, dhe ato SM-3 kundër raketave balistike, me rreze deri 500 kilometra, si dhe raketa kundër nëndetëseve me rreze deri në 22 kilometra.

Në Mesdhe amerikanët kanë dërguar edhe nëndetëse, ndërsa në rajonnë ka edhe shumë fluturake. /Telegrafi/