Please enter at least 3 characters.

Kërkohet një grua, mori një shumë parash në një bankomat në Gjakovë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë – Stacioni Policor në Gjakovë, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar lidhur me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë”.

Sipas njoftimit thuhet se në kuadër të hetimeve për këtë rast, dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikohet video-incizimi i personit të dyshuar, e cila dyshohet se më 16.09.2025 ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash nga një bankomat.

"Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që posedojnë informacione të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e personit në fjalë, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192, aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në stacionin më të afërt policor. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë", thuhet në njoftim. /Telegrafi/