Kërkesa ruse për ta ndëshkuar Isa Boletinin
11/12/2019
Më 1902, Ambasada ruse i kërkonte Portës së Lartë të ndëshkohet Isa Boletini. “Le Matin” ka botuar të shtunën e 8 nëntorit 1902, në faqen e tretë, një shkrim në lidhje me këto kërkesa. Shkrimi është si më poshtë:“Kërkesat ruseKostandinopojë, 6 nëntorAmbasada ruse ripërsëriti kërkesat e saj ndaj Portës së Lartë, duke i kërkuar asaj ndëshkimin e liderit shqiptar Isa Boletini.Ky i fundit, i cili ishte dërguar fillimisht në Selanik, u lejua më pas të kthehej në fshatin e tij Boletin, afër Mitrovicës.Ambasada ruse kërkon gjithashtu që të merren masa të mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen personale të z. Stcherbin (Çerbin), konsullit rus, në Mitrovicë, i cili gjendet akoma në Kostandinopojë”. /Darsiani/


