Këngëtarja shqiptare nxjerr këngën e dytë në Londër (Foto)
06/01/2017
Këngëtarja shqiptare e muzikës pop me rezidencë në Londër, Alisiana ka bërë të ditur për daljen e baladës me titull “London Bridge”.
E regjistruar në Metropolis Studios në Londër “London Bridge”, është kënga e dytë e Alisianës, gjysmëfinaliste e “The Voice of Albania”.
Balada është në kontrast të fortë me këngën e saj të parë “Just Kiss Me”, një këngë ritmike për ditët e para të rënies në dashuri.
Me këngën e lartpërmendur ka hyrë edhe në shumë top-lista britanike të muzikës. /Telegrafi/


