Please enter at least 3 characters.

Këngë e bukur e prekëse palestineze, që duhet ta dëgjoni: Atdheu im është i bukur!

2016/01/Lina-e1442055552935.jpg

Lina Sleibi është këngëtare e njohur palestineze. Në rrjetet sociale po qarkullon një video-klip i saj, me një grup të shkëlqyer muzikantësh, në kulmin e një ndërtese të vendlindjes së saj, në Betlehem.

Fjala është për këngën “Hilwa ya Baladi” (Atdheu im është i bukur), e interpretuar më 1979 nga Dalida. Telegrafi ju sjell më poshtë tekstin prekës të kësaj kënge që lidhet me dashurinë për Atdheun.

Më poshtë mund ta gjeni edhe interpretimin origjinal nga Dalida.

“Atdheu im është i bukur

Një fjalë e bukur dhe shumë më tepër
Atdheu im është i bukur
Një këngë e bukur dhe shumë më tepër
Atdheu im është i bukur
Shpresa ime ishte gjithmonë
Të kthehem në Atdheun tim
Dhe të qëndrojë përgjithmonë me ty

Kujtimet nga e kaluara
I mbaj mend Atdheu im
Zemra ime është plot rrëfime

Atdheu im, e mbaj mend
Dashuria ime e parë ishte në Atdheun tim
Është e pamundur që unë të harrojë
Ku janë ditët e vjetër
Para se të ikin

Kemi thënë se ndarja ishte e pamundur
Dhe çdo lot në faqe nisi të bie
Të mbushur me shpresë se do të qëndrojmë
Në detin e dashurisë

Një fjalë e bukur dhe shumë më tepër
Atdheu im është i bukur
Një këngë e bukur dhe shumë më tepër
Atdheu im është i bukur
Ku është dashuria e zemrës sime
Ai ishte larg nga unë
Dhe çdo herë që ne këndojmë
Unë mendoj për të

Më trego dashuri, ku po shkon që po më lë mua
Është kënga më e bukur që bashkë do ta këndojmë
Atdheu im është një fjalë e bukur për ta kënduar në mes të vargjeve

Një fjalë e bukur dhe shumë më tepër
Atdheu im është i bukur
Një këngë e bukur dhe shumë më tepër
Atdheu im është i bukur
Shpresa ime ishte gjithmonë
Të kthehem në Atdheun tim
Dhe të qëndroj me ty përgjithmonë”.

/Telegrafi/

https://business.facebook.com/telegraficom/videos/1173627349320306/