Please enter at least 3 characters.

Kendall Jenner zgjedh të kombinoj bikinit me një kapelë kaubojsh

2021/10/Untitled-design-1-1.jpg

Pas përkrahjes që i dha të dashurit ë saj Devin Booker gjatë ndeshjes së basketbollit, Kendall është rikthyer me postimet e saj.

Modelja me famë botërore ka postuar fotografi buzë pishinës në Instagram të martën, duke kombinuar bikinit me tela me një kapele rozë kaubojsh të zbukuruar me inicialet e saj.

Pjesa e sipërme ishte nga Giana Juillet, ndërsa të poshtmet nga Esme, të cilat i kombinoi me një manikyr metalik.

Themeluesja e 818 Tequila mori pjesë në festën e beqarisë së shoqes Lauren Perez këtë fundjavë, ku të ftuarit, përfshirë Hailey Bieber, mbanin të gjithë të njëjtat kapele.

Ndryshe, modeja tregon rregullisht rroba banjat e saj në Instagram. /Telegrafi/