Please enter at least 3 characters.

Kejvina Kthella në setin e ri fotografik shfaqet me fustan nusërie

2021/03/1-17.png

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, padyshim që është më e pëlqyera në fushën e modelingut.

Ajo përmes paraqitjeve të shumta në rrjete sociale dhe ekrane televizive, ka arritur që të bëhet edhe më e popullarizuar.

Kështu, në imazhet e publikuara në Instragram, Kejvina gjithmonë merr shumë dashuri nga fansat, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Foto: Instastory

Së fundmi ajo ka realizuar një fotosesion të ri, teksa është parë e veshur me fustan të nusërisë.

Flokët dhe makijazhin e kishte në mënyrë tejet profesionale, kurse mbi kokë mbante edhe një kurorë me shkëlqim.

Foto: Instastory

Si përherë, edhe kësaj radhe ajo nuk ka lënë pa vënë në fokus tiparet e bujshme trupore, të fituara përmes stërvitjeve të shumta. /Telegrafi/