Please enter at least 3 characters.

KE i FFK-së shpall zgjedhjet për kryetar, do të mbahen më 6 prill

2022/03/510054-Q3FiJQwumQ.jpg

Atë që sot Telegrafi e paralajmëroi, tashmë është konfirmuar, pasi Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit Agim Ademi e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës dhe ka shpallur zgjedhjet për kryetar.

Në këtë mbledhje KE vendosi që në bazë të statutit dhe rregullores të shpallë zgjedhjet për president.

Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë.

Delegatët do të njoftohen në ditët në vazhdim për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit.

Kryetari aktual, Agim Ademi pritet që sërish të kërkojë besimin edhe një tjetër mandat.

Po ashtu, ambiciet për kreun e FFK-së kanë shprehur edhe Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti, emrat që tashmë dihen zyrtarisht. /Telegrafi/