Katër vjet pa kampionin e kikboksit Besim Kabashi
I lindur në Gurakoc të Istogut 27 shkurt të vitit 1976, Kabashi në moshën 17 vjeçare kishte filluar të merret me kikboks, për të lënë gjurmë në sportin shqiptar, shkruan Koha.net.
Pas debutimit të suksesshëm ai kishte fituar titullin WKA të Gjermanisë në kategorinë -79kg dhe -83kg, pastaj edhe titullin W.I.K.A. në peshat -81kg.
Pikën kulminante të karrierës e ka pasur më 13 dhjetor 2008 kur është shpallur kampion bote në WKA në kategorinë -95 kg, duke e mposhtur turkun Yahya Gulay me nokaut më 13 dhjetor të vitit 2008, ndërsa e kishte mbrojtur këtë titull tre herë brenda vitit 2009.
Vdekja e tij e la pa e zhvilluar, ndoshta, meçin më të rëndësishëm në karrierë kundër Mighty Mo, të paraparë me 16 dhjetor të viti 2011. Kabashi kishte zhvilluar 36 duele në karrierë duke fituar 35 prej tyre, 29 me nokaut. /Telegrafi/


