Please enter at least 3 characters.

Katër largime dhe blerje të bujshme, Arteta i bën kërkesë klubit për një verë të nxehtë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një qasje më ambicioze në afatin kalimtar të verës, pas një sezoni ku skuadra humbi finalen e Ligës së Kampionëve, por arriti të fitojë Ligën Premier, sipas raportimeve të Daily Mail.

Klubi londinez planifikon të forcojë skuadrën në katër pozicione kryesore: krahun e majtë, repartin ofensivë, mbrojtësin e djathtë dhe mesfushën. Objektivi i drejtuesve është të rrisin konkurrencën në çdo repart për të ruajtur nivelin e lartë të skuadrës.

Megjithatë, për të balancuar financat, Arsenali pritet të marrë në konsideratë edhe disa shitje të rëndësishme, ku përmenden emra si Gabriel Jesus dhe Ben White.

Në të njëjtën kohë, mbrojtësi ekuadoras Piero Hincapie është në radarin e Barcelonës, çka mund të sjellë lëvizje të shpejta në treg nëse zhvillohet një garë për shërbimet e tij.



Në listën e objektivave të Arsenalit përmenden gjithashtu disa emra të njohur, përfshirë Morgan Rogers i Aston Villas, si dhe dyshen e Newcastle, Tino Livramento dhe Sandro Tonali.

Klubi po monitoron nga afër edhe situatën e sulmuesve Julian Alvarez dhe Marcus Rashford, ndërsa në listë përfshihen edhe talente të rinj si Victor Valdepenas nga Real Madridi dhe anësori i Leicesterit, Jeremy Monga.

Arteta ka theksuar se vendimet në merkato duhet të jenë të shpejta, të zgjuara dhe të guximshme, në mënyrë që Arsenali të ruajë vazhdimësinë e suksesit dhe të ngrihet në një nivel edhe më të lartë në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/