Please enter at least 3 characters.

Karamoh: Goli ndaj Bolognas më i rëndësishmi në karrierë

2018/02/Yann-Karamoh.jpg
260:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 11: Yann Karamoh of FC Internazionale Milano celebrates his goal during the serie A match between FC Internazionale and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on February 11, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi fitoi ndaj Bolognas me rezultat 2-1 në Serie A dhe foli i fitores erdhi nga Yann Karamoh.

Francezi pas ndeshjes tha se ky ishte goli më i rëndësishëm në karrierën e tij dhe se përfshirja në formacionin bazë është normale pas punës së madhe që ka bërë ai.

19-vjeçari u fut në lojë nga trajneri Luciano Spalletti në vend të Antonio Candrevas.

“Ky është goli më i rëndësishëm në karrierë”, ka thënë Karamoh për Sky Sport Italia.

“Është goli im i parë në Itali, erdhi gjatë një kohe delikate dhe që unë nuk luaja që një kohë. Shpresoj të luaj gjatë gjithë kohë, ashtu si të gjithë, por natyrisht që trajneri bën zgjedhjet e tij".

“Ishte befasi të isha në formacion, por me përmirësimin në stërvitje dhe punë të madhe, është një hap natyral", ka thënë Karamoh.

Vlen të theksohet se anësori ishte i përfshirë edhe te goli i parë i shënuar nga Eder. /Telegrafi/