Kaos i paparë në derbin saudit, tifozët e Al Nassr dhe ata të Al Hilal rrahen me shkopinj
Gjatë derbit midis Al-Nassr dhe Al-Hilal, pati një incident të rëndë në tribuna, kur tifozët e Al-Nassr, klubit për të cilin luan Cristiano Ronaldo, hynë me forcë nga stoli VIP në tribunën e ekipit kundërshtar.
Sipas videove që qarkullojnë në rrjetet sociale, situata në një moment dukej më shumë si një sherr në rrugë sesa si një sherr i një ndeshjeje futbolli, pasi disa tifozë tundnin shkopinj dhe shkaktuan kaos të plotë midis të pranishmëve.
Edhe pse në fushë u pa një luftë e madhe midis dy rivalëve të ashpër, duket se drama e vërtetë u pa në tribuna.
🇸🇦 Saudi derbies are on another level.
Al-Nassr fans (the Cristiano Ronaldo side) stormed into Al-Hilal’s own VIP section during the match and started swinging sticks like it was a street fight.
Forget 90 minutes on the pitch, the real entertainment was in the stands.
Saudi… pic.twitter.com/VKtPxVhl4c
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) May 12, 2026
Në vitet e fundit, liga profesionale saudite ka tërhequr vëmendje të madhe nga publiku botëror me ardhjen e yjeve të mëdhenj, por incidente të tilla ngrenë përsëri çështjen e sigurisë në stadiume.
Kujtojmë se derbi i madh përfundoi me rezultatin 1-1, kështu që pyetja se kush do ta fitojë kampionatin e Arabisë Saudite do të dihet vetëm pas xhiros së fundit. /Telegrafi/


