Please enter at least 3 characters.

Kanoset policja, para dy muajve kishte shqiptuar një tiketë për kundërvajtje

2017/05/policeeee-1.jpg

Policia e Prizrenit njofton se një zyrtare policore jashtë detyrës zyrtare, ka qenë me veturë private në rrugë në lëvizje, ku është kanosur nga i dyshuari , i cili ka tentuar ta hapë derën e veturës.

I dyshuari e kishte kanosur për arsye se para dy muajve zyrtarja policore ia ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar vetura e të dyshuarit, aty është gjetur substancë narkotike e cila konfiskohet së bashku me veturën e të dyshuarit, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.