Kandidatura për kryeministër nga AAK, Gjini: Vendimi merret nga këshilli drejtues
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka folur lidhur me nominimin e tij si kandidat për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke theksuar se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.
Gjini ka bërë të ditur se, ndonëse është propozuar për këtë post, gjithçka do të vendoset nga organet drejtuese të partisë.
“Vendimet në AAK i merr këshilli drejtues, jam i propozuar për kandidat kryeministër dhe bartës i listës mirëpo duhet me prit vendimin e këshillit drejtues”, është shprehur ai.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur brenda AAK-së është diskutuar mundësia që Gjini të jetë kandidat për kryeministër dhe bartës i listës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme, por vendimi final mbetet në dorën e këshillit drejtues të partisë.
Kujtojmë se muaj më parë edhe vet Haradinaj kishte a treguar se Ardian Gjini do të jetë kandidat për kryeministër.
“Ardian Gjini do t’i prijë listës sonë, po e them Ardian Gjini do të jetë mandatar për kryeministër”, kishte thënë Haradinaj. /Telegrafi/


