Kandemir rikthehet te Sigal Prishtina?
04/06/2015
Por bardh e kaltërtit nuk po kënaqen me kaq dhe synojnë suksese të reja në Evropë ku pritet të konfirmohet pjesëmarrja në Euro Cup.
Me të marrë dritën e gjelbër për pjesëmarrjen në Euro Cup, Sigal Prishtina pritet të ketë përforcime të mëdha por ata do t’ia nisin nga trajneri, transmeton Telegrafi.
Një burim i afërt me klubin thotë për Telegrafin, se Prishtina do ta angazhojë ish-trajnerin e saj Ahmet Kandemir në krye të skuadrës në rast se do të marrin pjesë në Euro Cup.
Kandemir është trajner me emër të madh në Evropë, pasi ai ka udhëhequr skuadra të mëdha si PAOK, Mersin, Istanbul BB dhe së fundmi edhe Beshiktashin. /Telegrafi/


