Please enter at least 3 characters.

Kampioni fiton në udhëtim, Lakers pësojnë para adhuruesve të tyre

2019/01/GettyImages-1124607036.jpg
425:"WASHINGTON, DC - JANUARY 24: Stephen Curry #30 of the Golden State Warriors dribbles the ball against the Washington Wizards in the first half at Capital One Arena on January 24, 2019 in Washington, DC. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Rob Carr/Getty Images)
12:"Getty Images

Golden State Warriors ka vazhduar serinë e fitoreve në NBA.

Kampioni në fuqi ka marrë edhe fitoren e nëntë radhazi.

Kësaj radhe 'viktimë' e Warriors ishte Washington Wizards që pësuan humbje para adhurusve të vet me rezultat 118:126.

Steph Curry ishte fantastik në këtë mbrëmje me 38 pikë, tre asistime e katër kërcime.

Me lojë të mirë te kampionët në fuqi u dalluan edhe Kevin Durant me 21 pikë e Cousins që shtoi 17 të tjera.

Tek vendasit më së shumti u dalluan dyshja Trevor Ariza e Bradley Beal që shënuan 27 respektivisht 22 pikë.

(Foto: Rob Carr/Getty Images/Guliver)

Los Angeles Lakers nuk po arrijnë të këndellen pa LeBron James.

Skuadra nga Kalifornia ka pësuar humbjen e tretë radhazi ku si vendas janë mposhtur nga Minnesotta Timberwolves 105:120.

Karl Anthony Towns me 27 pikë e 12 kërcime si dhe Andrew Wiggins me 23 të tjera ishin më meritorët për fitoren e Wolves.

Brandon Ingram me 20 pikë dhe Rajon Rondo me 15 të tjera ishin shënuesit më të mirë te Lakers, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/Rezultatet:

Oklahoma City Thunder – New Orleans Pelicans 122:116

Washington Wizards – Golden State Warriors 118:126

Phoenix Suns – Portland Trail Blazers 106:120

LA Lakers – Minnesota Timberwolves 105:120