Please enter at least 3 characters.

Kampionati Botëror 2026 në TV Vala dhe GjirafaVideo!

Turneu i futbollit më i madh në botë po vjen edhe më afër publikut në Kosovë.

Me ndeshje gjithnjë e më vendimtare dhe emocione që rriten dita-ditës, te gjitha ndeshjet e Kampionatit Botëror 2026 mund të ndiqet vetem përmes TV Vala dhe GjirafaVideo.

Telekomi i Kosovës / VALA dhe Gjirafa sot kanë nënshkruar marrëveshjen për t’u mundësuar të gjithëve në Kosovë që ta përcjellin Kampionatin Botëror 2026 edhe përmes GjirafaVideo.

Përmes këtij bashkëpunimi, TV Vala zgjeron mundësitë e shpërndarjes së përmbajtjes sportive ValaSport1 dhe ValaSport2, ndërsa GjirafaVideo vazhdon të forcojë rolin e saj si platformë digjitale për transmetim, argëtim dhe përmbajtje live në Kosovë.

Bleje qasjen për Kampionatin Botëror 2026 përmes TV Vala ose GjirafaVideo dhe bëhu pjesë e emocioneve të futbollit botëror./Telegrafi/