Please enter at least 3 characters.

Juventusi pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat – mposhtet nga Fiorentina në udhëtim

5:"Bardh

Juventusi ka pësuar humbje me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian. 

Golin e epërsisë vendasit e gjetën në minutën e 15-të përmes Robin Gosens, i cili realizoi për 1-0 pas një topi të kthyer brenda zonës.

Nuk vonoi shumë dhe Fiorentina gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe përmes ish-lojtarit të Juventusit, Rolando Mandragora, i cili nga distanca shënoi për rezultatin 2-0.

Goditjen përfundimtare Juventusi e mori në pjesën e dytë kur Albert Gudmundsson (53’) me një goditje nga distanca mposhti Di Gregorion për rezultatin 3-0.

Disa minuta më vonë Fiorentina shënoi edhe golin e katërt përmes Moise Kean, por ai u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Kështu Juventusi pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat pas asaj ndaj Atalantës vikendin e kaluar dhe çfarë është më shqetësuese është që ata kanë pësuar shtatë gola në këto dy takime.

Pas kësaj humbje Juventusi mbetet në kuotën e 52 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e pestë në renditje./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore